Gjykata Supreme ka mbajtur sot Seancën e Përgjithshme, ku është vendosur se nuk do të ketë aktakuza për disa nga shkelësit e masave anti-pandemi gjatë Qeverisë Kurti.
Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci në Klan Kosova, ai ka bërë të ditur se janë rreth 50 deri në 60 aktakuza që do të bien për mosrespektim të masave të vendosura nga Qeveria.
“Ka ndodhur një keqinterpretim se nuk do të ketë aktakuza për shkak se ka dhe për këtë arsye Gjykata Supreme ka bërë një mendim juridik sa i përket kësaj çështje”.
“Nëpër disa gjykata themelore janë ngritur disa aktakuza për shkak të veprës penale ‘Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’ dhe janë drejtuar në Gjykatën Supreme me një kërkesë se me të vërtetë ka probleme me interpretimin e kësaj dispozite ligjore në kuptimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që është sjellë më herët dhe që e ka shpallë vendimin e qeverisë si antikushtetues dhe e ka shfuqizuar”.
“Në këtë drejtim janë ngritur disa aktakuza nga gjykatat dhe me qëllim të qartësimit të kësaj, e kemi marrë një mendim juridik”.
“Gjykata Kushtetuese më herët më 31 mars 2020 ka vendosur që vendimi i qeverisë është antikushtetues dhe i njëjti është shfuqizuar. Vepra penale kryhet me mosveprim dhe faktikisht dispozita që e ndërlidh këtë vepër penale, pikërisht bazohet në dispozitat e organit kompetent”.
“Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Qeverisa dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë pasur bazë ligjore që ta kufizojnë lirinë e qytetarëve, kështu që kjo vepër penale direkt ndërlidhet me organin kompetent dhe si rrjedhojë konsiderojnë se vepra penale për të cilën janë akuzuar disa persona nuk e konsumon atë”./lajmi.net/
Gjest shembullor nga Dardanët/ Nderojnë luftëtarin e UÇK-së ...
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ...