Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili mori pjesë në delegacionin e e qeverisë në dialogun Kosovë-Serbi, shkroi 90% të tekstit të cilin e lexoi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq.
“Selim Selimi e shkroi 90% të tekstit të cilin e lexoi Hoti gjatë bisedimeve”, është shprehur Selmanaj në Pressing .
Tutje, ai tregoi se ku ka qëndruar delegacioni i qeverisë në momentin kur Hoti ishte në takim me Vuciqin.
“Ne me stafin e kryeministrit kemi qëndruar në një dhomë afër në momentin kur është mbajtur takimi. Pas takimit, kryeministri na ka njoftuar në detaje çfarë ka ndodhur, nuk ka qenë një takim i lehtë”, ka thënë Selmanaj.
E në fund, zv. Kryeministri sqaroi se nuk e ka ditur se kishte hatër mbetje gjatë këtij procesi.
“Më vonë kemi dëgjuar se ekziston një hatër mbetje. Mirëpo për neve është e pabazë”, shtoi Selmanaj.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...