Numri i rasteve të reja me coronavirus vazhdon të rritet për dhjetëra mijëra në Shtetet e Bashkuara dhe në Brazil – shtete në të cilat numri i viktimave në baza ditore është mbi 1,000 – ndërkohë që shtetet më të vogla tentojnë të parandalojnë shpërthime të reja.
Brenda 24 orëve, Brazili ka raportuar për më shumë se 47,000 raste të reja me coronavirus dhe 1,200 të vdekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton coronavirusi, derisa Shtetet e Bashkuara kanë raportuar për më shumë se 44,000 raste të reja dhe mbi 1,300 të vdekur.
Kalifornia, Florida dhe Teksasi kanë regjistruar shumicën e rasteve të reja në SHBA.
Territori amerikan ka raportuar për 173,000 persona të vdekur dhe 5.5 milionë raste të konfirmuara prej kur ka shpërthyer virusi në SHBA.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, India është aktualisht e treta për nga numri i të prekurve me coronavirus, 2.7 milionë dhe gati 53,000 të vdekur, derisa Rusia renditet e katërta me 935,000 të infektuar dhe afro 16,000 të vdekur.
Për shpërthime të coronavirusit fillimisht është raportuar në Wuhan të Kinës, në fund të vitit të kaluar.
Në nivel global me këtë virus janë infektuar, mbi 22 milionë persona, prej tyre, 787,686 kanë vdekur. /REL/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut