Ndizen qirinj për nder të mjekëve që humben jetën nga Covid-19

21:47 | 20 Gusht 2020
L G

Ministri i Shëndetësisë, Armedn Zemaj ka marrë pjesë në organizimin e Odave të Profesionistëve Shëndetësor për ndezjen e qirinjve për nder të atyre profesionistëve shëndetësor që humbën jetën nga Covid-19.

Ministri Zemaj, përmes Facebook ka shkruar se është krenar  me profesionistët shëndetësorë, me moralin, përkushtimin dhe dashurinë e shprehur gjatë mbrojtjes së jetës së qytetarëve.

Ai, u ka dëshiruar shërim sa më të shpejt dhe kthim në familjet e tyre dhe profesionin e tyre, gjithë atyre punëtorëve shëndetësor që po përballen me betejën kundër koronavirusit./arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

Sonte, së bashku me zyrtarët e Ministrisë, i’u bashkuam thirrjes së Odave të Profesionistëve Shëndetësorë për ndezjen e qirinjve për nder të profesionistëve shëndetësorë që kanë humbur betejën me Covid-19.

Ju shpreh ngushëllime profesionistëve shëndetësorë për humbjen e kolegëve, njëherësh i shpreh ngushëllime edhe familjeve të tyre për humbjen e më të dashurve.

Të gjithë profesionistëve shëndetësorë të infektuar, ju dëshiroj shërim të shpejt dhe kthim në familje dhe detyrat profesionale.

Ne jemi krenar me profesionistët shëndetësorë, me moralin, përkushtimin dhe dashurinë e shprehur gjatë mbrojtjes së jetës së qytetarëve.

Çdo ditë, edhe sonte, shpreh respektin tim të thellë dhe solidaritet me profesionistët shëndetësorë të cilët vazhdojnë luftën kundër Covid-19.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme