OVL e UÇK-së kërkon nga kryeministri ta shtrojë çështjen e shfuqizimit të Speciales në dialog.
Një ditë më pare mori ftesë për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar
Pos Latif Gashit, të mërkurën në cilësinë e të dyshuarit u ftua nga Specialja edhe ish luftëtari Nazif Musliu.
E numri i përgjithshëm i atyre që po ftohen për t’u marrë në pyetje në Hagë, sipas kryetarit të Organizatës së Veteranëve Të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është rreth 300.
Pos intervistimit të rreth 300 ushtarëve të UÇK-së, Zyra e Prokurorit të Specializuar deri më tani ka dorëzuar 3 aktakuza në Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.
Por, numri i aktakuzave prite të jetë shumë më i madh në të ardhmen.
Ndërkohë, Organizata e Veteranëve të Luftës ende po e kërkon shfuqizimin e Dhomave të Specializuara.
Madje ata i kanë bërë kërkesë direkte kryeministrit Avdullah Hoti, që këtë çështje ta ngrit në takimin e 2 shtatorit në Uashington.
Një gjë të tillë nuk e përjashton as avokati Beqiri, i cili thotë se duhet ndjekur rrugët ligjore.
OVL e UÇK-së më parë kishte propozuar edhe ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, e ku do të përfshihej edhe hetimi i krimeve të kryera nga serbet gjatë luftës në Kosovë./T7/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet