Policia e Kosovës ka arrestuar një person 20 vjecar, i cili dyshohet për disa vepra penale të vjedhjes dhe vjedhë e rëndë, të kryera në rajonin e Pejës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rajoni i Pejës, ky person dyshohet se ka kryer disa vjedhje në shkolla, qytet, fshatra përrreth Pejës, spital, qendra tregtare dhe markete.
Njesiti i hetimeve pranё Stacionit Policor nё Pejё, sot me datё 20.08.2020, ka arrestuar personin e dyshuar:E.H. 20 vjecar nga Peja. I njëjti ёshtё i dyshuar pёr disa raste tё veprave penale “ Vjedhje e rёnёdё’ dhe ‘Vjdhje’ tё cilat janё kryer në zonën e përgjegjësisë tё Stacionit Policor nё Pejё. Veprat penale janё kryer ne disa lokacione si në; Shkolla, nё qytet dhe fshatra, nё spitalin rajonal nё Pejё, qendra tregtare, markete etj”, thuhet në njoftimin e policisë,raporton arbresh.info.
Bëhet e ditur se hetuesit pranë Stacionit Policor në Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore ka arritur tё identifikojnë dhe arrestoj tё dyshuarin e këtij rasti.
Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet pёr 48- orё. /arbresh.info/
Izraeli vret një komandant të Hamasit në Bregun Perëndimor
Dy “El Clasicot” e fundit në La Liga ka qenë ven...
Zbulohet lapidari i Betejës së Herticës me rastin e 80-vjeto...
Sonte martohet Dafina Zeqiri
Tahiri: Qeveria e ka futur Kosovën në rrugë pa krye
Pesë golashënuesit më të mirë në histori të “El Clasicos”