Napoli ka konfirmuar se Andrea Petagna ka rezultuar pozitiv në testet për coronavirus.
Ish-sulmuesi i SPAL-it iu bashkua Partenopei në muajin janar, mirëpo ishte huazuar menjëherë te Biancazzurri.
Petagna, i cili pritet ta fillojë kapitullin e ri në karrierën e tij në sezonin e ardhshëm, ka dalë pozitiv me COVID-19.
“Andrea Petagna ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas kërkesës për testes mjekësore, duke qenë se vëllai i tij kishte dalë pozitiv”.
“Petagna, i cili është asimptomatik, e ka nisur periudhën e karantinimit në shtëpi dhe më pas do t’i bashkohet skuadrës nëse testi i radhës del negativ”, thuhet në njoftimin e Napolit. /Telegrafi/
Pse ky vend e ndaloi iPhone 16?
Ferrari F1 i Michael Schumacher vendoset për shitje në ankan...
Fiorentina shënon fitore bindëse ndaj Romës në Serie A
I dyshuari për vrasjen e vëllait në Prishtinë shoqërohet nga...
Szczesny pas fitores së mbrëmshme shihet duke tymosur në dho...
Deputeti finlandez: Do ta mbështesim Kosovën për në Këshilli...