Google ADS

13 të vdekur nga koronavirusi brenda ditës në Kosovë

15:16 | 20 Gusht 2020
V. S.

13 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, si pasojë e Covid-19 në Kosovë.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga kreu i IKSHPK-së, Naser Ramadani përmes një konference për media.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 471 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 158 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 438./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme