Ylli i Barcelonës, Philippe Coutinho që është huazim te Bayern Munich-u nuk ka pranuar të flas për të ardhmen.
Brazilianit pasi të përfundojë Liga e Kampionëve do rikthehet në “Camp Nou”, ngase gjiganti gjerman ka refuzuar të aktivizojë mundësinë e blerjes, transmeton portali arbresh.info.
Coutinho ka pranuar se nuk e ka menduar të ardhmen, ngase është duke menduar vetëm për finalen e Ligës së Kampionëve.
“Mendja ime është e fokusuar te gara. Është mundësinë unike për ne. Jam shumë i lumtur të jem në finale”.
“Për të ardhmen, nuk kam menduar sepse jam duke menduar vetëm për finalen”, deklaroi ai.
Braziliani tuje ka thënë se do përballen me një skuadër të vështirë, me lojtarë të nivelit të lartë si Neymar.
“Do përballemi me një skuadër të mirë. Me Neymar nuk kemi biseduar shkaku i ndeshjes. Jam i sigurt se është i fokusuar te skuadra e tij dhe unë te e imja”.
“PSG është skuadër e fortë me sulmues të shpejtë. Nuk kam nevojë të tregojë sa i mirë është Neymar, sepse e gjithë bota e di. Kanë mbrojtje të mirë gjithashtu. Do jetë ndeshje e madhe, finale e bukur”, përfundoi ai.
Coutinho është i lidhur me rikthimin te Barcelona dhe të punoj nën urdhrat e Ronald Koeman-it./arbresh.info.
Gërvalla dënon sulmin në Magdeburg: Populli i Kosovës është ...
Pritjet deri në një orë për të hyrë në Kosovë nga Merdarja
Ishte e fejuar, Lela thotë se e pret Leon jashtë për t’ia th...
Veprimet në Siri, dy senatorë amerikanë propozojnë sanksione...
6 veprime që duhet të ndalosh së bëri në mëngjes
Sa sheqer duhet të shtoni në kafe, sasia ditore e rekomandua...