Google ADS

Rukiqi prezanton idetë për rimëkëmbje ekonomike

13:44 | 20 Gusht 2020
Arbresh.info

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se në takimin e sotëm të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, ka prezantuar idetë fillestare për rimëkëbie dhe transforimin e ekonomisë.

Ai ka thënë se kjo mund të bëhet përmes tre shtyllave, shkruan Arbresh.info.

“1) Prodhimi, eksporti, investimet me fokus integrimin ne zinxhirët rajonale dhe ndërkombëtare të prodhimit dhe furnizimit
2) Projektet infrastrukturore dhe energjetike
3) Teknologjite dixhitale dhe outsourcing”.

“Gjithashtu pas propozimit tim, u përkrah edhe implementimi i skemës voucher për stimulim të blerjes të produkteve vendore dhe shërbimeve turistike dhe hoteliere brenda vendit”, është shprehur Rukiqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme