Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një konferencë për media tha se po bëhen 4 vite dhe ende nuk ka drejtësi për Astrit Deharin, dhe se ende nuk kanë qasje në një dosje që u është ofruar.
“Janë bërë 4 vite që nuk ka drejtësi për Astritin, aktivistin politik dhe aktivistët e tjerë, ku Astriti u burgos nga pushteti i asaj kohe. Pavarësisht veprave të rënda që ishin dënuar, ose janë liruar, dhe ne jemi të bindur që përfshihen skenare të errëta”, ka thënë Haxhiu, raporton portali arbresh.info.
Ajo ndër të tjera ka thënë se Adonis Gashi është në arrati, dhe se institucionet tona nuk kanë ndonjë informatë.
“Adonis Gashi është në arrati, dhe nga arratia kishte thënë.’ Nuk do të deklarohem për rastin Dehari, për derisa nuk shikohet dosja ime, unë jam i pafajshëm e dua kjo gjë të dëshmohet, e pas kësaj mund edhe të dëshmoj’, e institucionet nuk kanë asnjë informatë se ku ndodhet ai”, tha ajo.
Ndër të tjera ajo ka shtuar se në kohën kur ishte ministre, kryeprokurori Lumezi i kishte thënë se në qershor, do të vijnë në Kosovë ekspertët nga Zvicra lidhur me rastin e Deharit.
Ajo po ashtu, ka kërkuar edhe publikimin e arsyes së faljes së njërit nga dëshmitarët në rastin e Astrit Deharit.
Raporti i ekspertizës zvicerane kishte thënë se Astrit Dehari me shumë gjasë ishte vrarë dhe jo vetëvrarë./Arbresh.info
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...