Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili e ka fituar luftën me korònavirusin, ka dhuruar plazmën e tij për të trajtuar pacientët e infektuar me Còvid, të cilët janë të shtruar tek Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi”.
“Besoj se jam i pari ose ndër të parët personel mjekësor i infektuar në Shqipëri. Kjo iniciativë duhet të fillojë sa më shpejt në Shqipëri.
Kjo është iniciativë që duhet të përqafohet nga të gjithë ata që kanë kaluar infeksionin që të grumbullohet sa më shumë gjak që pacientët që kanë nevojë për transfuzion gjaku ta kenë atë në dispozicion. Ju lutem të gjithë merrni pjesë në dhurimin e gjakut”, u shpreh Brataj.
Momenti i dhurimit të gjakut nga Skënder Brataj është publikuar edhe në faqen zyrtare të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila e vlerësoi gjestin e tij.
“Krenare për ekipin e mjekëve, që edhe me shembullin vetjak, tregojnë vlerat e solidaritetit dhe humanizmit. Dr. Skënder Brataj i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, për të dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID19.
Bëhu edhe ti hero për dikë që ka nevojë për ty!”, shkroi ministrja. Procedura e terapisë së plazmës mendohet të jetë një mënyrë efikase për të trajtuar pacientët e infektuar.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...