Wolves të hapur për shitjen e Adama Traore-s, alarmohen Liverpool e City

13:38 | 20 Gusht 2020
Arbresh Info

Wolves është i hapur për shitjen e yllit të skuadrës Adama Traore, por kërkon 70 milionë euro.

24-vjeçari ka impresionuar të gjithë këtë edicion dhe thuhet se kërkohet nga Liverpool-i dhe Manchester City, transmeton portali arbresh.info.

“Reds” duan ta përforcojnë pozitën e sulmuesve të krahut, ngase trajneri Jurgen Klopp, nuk është i kënaqur me Takumi Minamino, Xherdan Shaqiri, Harvey Elliott dhe Divock Origi.

Derisa tekniku gjerman gjatë edicionit të kaluar ka thënë vetëm fjalë pozitive për spanjollin, i cili është ftuar nga Luis Enrique në Kombëtaren e Spanjës për dy ndeshjet e radhës.

Ndërsa, Manchester City pavarësisht që ka transferuar Ferran Torres dëshiron edhe një tjetër sulmues të krahut.

Sipas Dialy Mail, Wolves do e lejojnë largimin vetëm nëse paguhen 70 milionë euro dhe assesi s’pranojnë negociata për zvogëlim të çmimit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme