Kina sot njoftoi pezullimin e traktatit të bashkëpunimit juridik midis Hong Kongut dhe SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë adresimit në një konference për media në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian tha se: “Kina ka vendosur të pezullojë traktatin e asistencës juridike midis rajonit të veçantë administrativ Hong Kong dhe SHBA-së”.
Kjo masë erdhi pasi Uashingtoni shprehu synimet e tij për të pezulluar 3 marrëveshjet bilaterale me Hong Kongun.
“Ne i bëjmë thirrje palës amerikane që të korrigjojë vendimin e saj të gabuar dhe të ndalojë ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës”, tha Zhao, sipas rrjetit të medias kineze CGTN.
Hong Kongu dënoi ashpër masën e SHBA-së për t’i dhënë fund 3 marrëveshjeve bilaterale me qeverinë e qytetit.
“Si pjesë e të ashtuquajturave ‘masa të zbatimit në vazhdim’ pas urdhrit ekzekutiv të presidentit të SHBA-së lëshuar më 14 korrik, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi dje pezullimin ose përfundimin e 3 marrëveshjeve bilaterale të nënshkruara midis qeverisë së Hong Kongut dhe qeverisë amerikane, përkatësisht marrëveshja për dorëzimin e shkelësve të arratisur (SFO), marrëveshjen e transferimit të personave të dënuar (TSP) dhe Marrëveshjen në lidhje me përjashtimet tatimore nga të ardhurat që rrjedhin nga Operacioni Ndërkombëtar i Anijeve”, thuhet në një deklaratë të qeverisë së Hong Kongut.
SHBA-ja ka kundërshtuar Kinën për shkak të politikave të saj në Hong Kong, veçanërisht vendimit të saj për të zbatuar ligjin e diskutueshëm të sigurisë kombëtare në territorin autonom për të cilin kritikët thonë se ka për qëllim të shuajë disidentët.
Më 30 qershor, Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës miratoi njëzëri ligjin e ri të sigurisë që u shpall në Hong Kong më 1 korrik për të forcuar sigurinë në qytet. Ky veprim ka tërhequr kritika brenda Hong Kongut dhe bashkësisë ndërkombëtare, të cilat Pekini i ka hedhur poshtë si “ndërhyrje të jashtme”.
Hong Kongu është një rajon gjysmë-autonom që ka qenë pjesë e Kinës që nga viti 1997 kur Mbretëria e Bashkuar ia dorëzoi ish-koloninë Pekinit.
Që nga viti i kaluar, ajo ka qenë dëshmitare e protestave të mëdha të shkaktuara nga një masë për legalizimin e ekstradimit të njerëzve në Kinë.
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...