Google ADS

Hoti po përgatitë strategji 6 miliardë eurosh të rimëkëmbjes ekonomike për sektorin privat

11:29 | 20 Gusht 2020
M. A.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në takimin më Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një plan pesë vjeçar për rimëkëmbjen të bizneseve dhe sektorin privat, raporton arbresh.info.

Hoti tha se ky plan do të kushtoj 6 miliardë euro të cilat do të merën nga Buxheti përmes kredive shtetërore dhe mobilizim i mjeteve të donatorëve e ndër to edhe të Komisionit Europian.

“Përmes këtij këshilli do të vazhdojmë punën e mirë do të harmonizojmë proceset shtetërore me ato private që do të ndihmojnë zhvillimin e ekonomik të Kosovës. Kjo është e rëndësishme tani kur po përballemi më kohën e pandemisë”.

“Ne po punojmë më sjell një plan afatgjatë të rimëkëmbjes ekonomike. Sepse kriza nga pandemia do të zgjas. Një strategji zhvillimore pesë vjeçare që na mundëson të mobilizohemi që do të shkon deri në 6 miliardë euro për ndihmë për biznese, pra mbështetje për sektorin privat”, tha Hoti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme