Franca shënon rritje të rasteve pozitive me koronavirus

11:47 | 20 Gusht 2020
Arbresh.info

Franca ka shënuar rekord të ri të rasteve pozitive me koronavirus brenda ditës duke regjistruar 3,776 raste  të reja.

Deri më tani në Francë janë shënuar gjithsej 225,043 të infektuar, transmeton arbresh.info

Në një deklaratë nga ministria e Shëndetësisë thuhet se virusi është duke u bërë edhe më i fortë dhe është duke prekur persona nga të gjitha grup moshat, më së shumti të rinjtë.

Vendet me më së shumti raste aktive janë në Paris dhe në rrethinën e saj si dhe në Marseille, në dy qytetet më të mëdha.

Disa ekspert shëndetësor janë të shqetësuar nga festa e tifozëve të klubit të futbollit PSG, ku mijëra tifozë kanë festuar në qendër të Champs Elysees pas fitores në Ligën e Kampionëve të martën.

Në fillim të pandemisë Franca ka futur në fuqi masa të rrepta kundër koronavirusit për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit, por në javët e kaluara Franca ka parë një rritje të numrit të të infektuarve në më shumë se 16,700 raste, shkruan France24./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme