Google ADS

Kina krijon iPhone 6S për vetëm 37 dollarë (Video)

15:13 | 30 Tetor 2015
Arbresh Info

Kompanitë kineze kanë avancuar shumë në kopjimin e iPhone-ve, një gjë të tillë e vërteton edhe krijimi iPhone 6S fals që duket pikërisht ngjashëm me telefonin e fundit të kompanisë Apple.

Nga pamja e jashtme të dy pajisjet duken të ngjashme, përfshirë madhësinë e ekranit dhe tri ngjyrat që janë në dispozicion, shkruan arbresh.info. Ndryshe nga versioni origjinal, telefoni fals ka sistem operativ Android me procesor Spreadtrum SC773, 4GB hapësirë për akumulimin e të dhënave dhe 512GB RAM.

Po ashtu, kopja kineze ofron edhe dy vrima për SIM kartela me rrjet 3G për një çmim prej vetëm 37 dollarë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme