MSH-ja publikon këshilla për lëvizje gjatë pandemisë Covid-19

10:56 | 20 Gusht 2020
V. S.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot disa këshilla për lëvizje të qytetarëve gjatë situatës me Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, MSH-ja tregon këshilla për qytetarët kur përdorin transportin publik, gjithashtu bëhet thirrje që kur është e mundur për qarkullim të shfrytëzohen biçikletat ose ecja.

“Përderisa qytetet në të gjithë botën po prezantojnë një gamë të gjerë masash për të kufizuar kontaktet fizike për të parandaluar dhe ngadalësuar pandeminë Covid-19 shumë njerëz mund të kenë ende nevojë për të lëvizur nëpër qytet për të arritur në vendet e tyre të punës kur të jetë e mundur, të plotësojnë nevojat bazike të përditshme ose ofrojnë ndihmë për njerëzit në nevojë”, thotë MSH.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1754824438008469&id=597689407055317

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme