Google ADS

Rritet numri i pacientëve të infektuar me Covid-19 në qendrat e kujdesit intensiv

08:40 | 20 Gusht 2020
Arbresh.info

Japonia raporton së paku 22,500 raste me koronavirus që nga fillimi i muajit gusht ku janë konfirmuar më së shumti raste që nga fillimi i pandemisë në vend.

Sipas të dhënave nga ministra e Shëndetësisë, Japonia ka shënuar 59,213 raste dhe 1,157 viktima.

“Ne jemi në mesin e një vale të dytë të pandemisë. Pritet për një valë të tretë dhe të katërt në të ardhmen,” ka thënë Kazuhiro Tateda, presidenti i shoqatës japoneze për Sëmundje Ngjitëse gjatë një konference, transmeton arbresh.info

Të mërkurën, Japonia ka raportuar 1,085 raste me kroonavirus dhe 16 viktima të reja. Numri i pacientëve në kujdesin intensiv është rritur nga 80 pacient në 239 vetëm gjatë muajit gusht, shkruan CNN./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme