Google ADS

Mos i hidhni maskat në rrugë, virusi mund të qëndrojë aty deri në kaq ditë

01:47 | 20 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Hedhja e maskave dhe dorezave të përdorura nëpër rrugë paraqet një rrezik të madh për shëndetin publik e sidomos tani kur po përballemi me pandeminë COVID-19.

Infektologu Arben Vishaj thotë se përhapja e virusit ndodhë shumë lehtë për shkak se virusi mund të qëndroj dy deri në tre ditë në produktet e përdorura që janë hedhur në rrugë.

Pamje të tilla të maskave dhe dorëzave të përdorura nga pacientët shihen vazhdimisht në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës por jo vetëm aty, pamje të tilla shihen kudo nëpër rrugë dhe kjo paraqet rrezik të madh për shpërndarjen e COVID-19.

Madje infektologu Arben Vishaj thotë se virusi mund të qëndroj deri në disa ditë në maskë.

“Në qoftë se një pacient paraprakisht ka mbajtur maskën dhe ka qenë i infektuar, mundësia që të përhapë virusin është shumë e madhe. Virusi mund të qëndroj deri në dy ditë ose edhe tri ditë kështu që apeloj që maskat që përdoren të hidhen në koshin e mbeturinave dhe assesi në tokë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Arben Vishaj.

Vishaj po ashtu thotë se virusi është shumë i shpejtë edhe përmes pështymës në rrugë, përcjell Telegrafi.

Se ka shumë maska të hedhura në oborrin e QKUK-së e thotë edhe Ferat Zejnullahu nga kompania “Pastrimi”. Zejnullahu madje tha se një gjë e tillë po i bën të ndjehen të rrezikuar nga infektimi me virusin corona.

‘’Tetë orë e kemi orarin, prej mëngjesit deri në ora tre vazhdimisht gjejmë maska dorëza vend e pa vend, e janë koshat e janë vendet…”, deklaroi Ferat Zejnullahu nga kompania ‘’Pastrimi’’.

Një situatë e tillë po u pengon edhe kalimtarëve të rastit.

“Mirë jo, pasi prej këtyre po përhapet sëmundja. Sidomos këtu në spital nuk duhet të ndodhin këto gjëra”, thotë qytetari Ruzhdi Kryeziu.

Ndërkohë profesionistët shëndetësorë po bëjnë thirrje që t’i evitojnë veprimet e tilla të papërgjegjshme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme