1.Akullorja
Me përmbajtje të lartë sheqeri, duke konsumuar akullore trupi do të furnizohet me energji, që organizmi nuk mund ta djegë në orët e vona të darkës. Kështu, rezervat e tepërta të sheqerit do të shndërrohen në masa dhjamore, që askush nuk do t’i dëshironte t’i kishte me tepricë.
2.Majdanozi
Ndoshta ju surprizon që përfshihet në listë, por ky produkt ndikon në shkarkimin e ujit nga organizmi. Konsumimi i majdanozit në darkë do të bëjë që të zgjoheni disa herë gjatë natës për të urinuar, çka do të shkaktojë lodhje dhe gjumë të çrregullt.
3.Makaronat
Janë një zgjidhje sa e shpejtë, aq dhe e shijshme, por të klasifikuara si karbohidrate, gjatë pasivitetit të gjumit, organizmi do të prodhojë rezerva dhjami të tepërta. Nuk duhet harruar se makaronat zakonisht shoqërohen me përbërës shtesë, si djath apo vaj ulliri, të cilat do ta përkeqësojnë sistemin tretës. Indeksi i lartë glicemik në këtë produkt është gjithashtu ndikues negativ, pasi rrit rrezikun për shfaqjen e diabetit./lapsi/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...