Ramosaj: Do të presim deri më 27 gusht për rrugën Deçan-Plavë

00:19 | 20 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka folur për zhvillimet që lidhen me ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë.

Ramosaj në RTV Dukagjini ka thënë se sot me kryeministrin Hoti ka diskutuar për çështjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë.

“Me datën 27 gusht do të kem takime me të gjitha ambasadat dhe KFOR-in dhe aty do të argumentojë pse punimet në këtë rrugë duhet të vazhdojnë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Deçanit thotë se nuk beson se ndonjëri nga ambasadorët është kundër ndërtimit të kësaj rruge e që sipas tij është jetike për turizmin e kësaj komune.

Ai thotë se nuk është problem ndërprerja e punimeve por problem sipas tij mbetet mënyra se si duhet të përfundojnë punimet në këtë rrugë.

Ramosj thotë se nuk ka komunikim me Igumenin Sava Janjiq.

Ai thotë se me Janjiqin kanë pasur marrëveshje që rruga të ndërtohet por sipas tij gjërat ndryshuan kur u caktua takimi në SHBA.

Kryetari i Deçanit thotë se për hir të momentit politik që ndodhet Kosova do të presin deri me 27 gusht.

“Pas kësaj date duhet të na tregohet zgjidhja për këtë projekt. Zgjidhja e vetme është që rruga duhet të përfundojë në këtë segment që është tani”, tha ndër të tjera Bashkim Ramosaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme