Google ADS

Propozimet për ministra në Qeverinë e re

00:08 | 20 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Bashkimi Demokratik për Integrim në Qeverinë e re do të udhëheqë me 6 ministri.

Këtë e bëri të ditur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, me ç’rast shpalosi emrat e ministrave të kësaj partie.

Ministrinë e Financave do ta udhëheqë Fatmir Besimi, Ministrinë e Punëve të Jashtme – Bujar Osmani, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini, Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi, Ministria e Sistemit Politik dhe zëvendëskryeministër –Artan Grubi.

Ndërsa për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, kreu i BDI-së njoftoi se do të vendoset pas disa konsultimeve brenda-partiake.

Ndërkohë gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet edhe mbledhja e Kuvendit ku do të zgjidhet kreu i këtij institucioni, siç është raportuar edhe deri më tani si rezultat i marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LSDM-së dhe BDI-së, në krye të Kuvendit pritet të zgjidhet sërish Talat Xhaferi.

Ahmeti përmendi edhe çështjen e Naser Ziberit për të cilin tha se si person apartiak ka kontribuar në rezultatin zgjedhor, megjithatë sipas tij Ziberi do të vazhdojë të punoj si noter derisa, siç u shpreh Ahmeti “t’ia gjejmë një vend të përshtatshëm”.

Kryeministër – Zoran Zaev
Ministria e Mbrojtjes – Radmilla Shekerinska
Ministria e Punëve të Brendshme – Oliver Spasovski
Ministria e Punëve të Jashtme – Bujar Osmani
Ministria e Financave – Fatmir Besimi
Ministria e Shëndetësisë – Venko Filipçe
Ministria e Drejtësisë – Bojan Mariçiq
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve – Blagoj Boçvarski
Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – Arjanit Hoxha
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës –???
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale – Jagoda Shahpanska
Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Milla Carovska
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale – Goran Milevski
Ministria e Kulturës – Irena Stefkovska
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini
Ministria për Sistem Politik – Artan Grubi
Sekretariati për Çështje Evropiane – Nikolla Dimitrov
Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike – Fatmir Bytyqi
Zëvendëskryeministër për luftën kundër korrupsionit – Lupço Nikollovski./alsat/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme