Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar tri marrëveshje me Hong Kongun që kanë të bëjnë me ekstradim dhe përjashtime nga taksat, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit, duke përmendur si arsyetimin ligjin e ri kinez për siguri kombëtare në këtë territor.
Ky vendim është pjesë e masave të përfshira në urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump, përmes së cilit Hong Kongu nuk gëzim më trajtim të veçantë nga SHBA-ja, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus përmes një deklarate.
“Këta hapa vënë në pah shqetësimin tonë të thellë lidhur me vendimin e Pekinit për të zbatuar Ligjin për Siguri Kombëtare, i cili ka dëmtuar liritë e popullit të Hong Kongut”, ka thënë mes tjerash Ortagus.
Administrata amerikane ka sanksionuar së fundmi shefen ekzekutive të Hong Kongut, Carrie Lam dhe 10 zyrtarë tjerë, pasi Trump ka nënshkruar ligjin që ka mundësuar sanksionimin e personave të përfshirë në përpjekjet e Pekinit “për t’i hequr autonominë Hong Kongut”.
Kritikët shqetësohen se ligji për siguri kombëtare në Hong Kong synon të shtypë disidentët në territorin që deri më tani ka pasur autonomi politike nga Kina.
Veprimet e fundit të Uashingtonit janë një tjetër arsye për përkeqësim të tensioneve në mes të dy ekonomive më të mëdha në botë.
Aktualisht SHBA-ja nuk pajtohet me Kinën edhe për politikat e saj të teknologjisë, trajtimin që u bën Pekini pjesëtarëve të komunitetit të ujgurëve si dhe për çështje të lidhura me pandeminë e koronavirusit.
Valverde pas ndeshjes: Nuk na intereson fitorja tani, me rën...
Hadar akuzon gjyqtarët pas humbjes ndaj Yllit, paralajmëron ...
Fushata zgjedhore/ Trump rikthehet në vendin ku iu bë atenta...
Moment emocionues/ Kroos i pranishëm në “Santiago Bernabeu”,...
Shtatë persona u lënduan nga një aksident në rrugën Mitrovic...
Real Madrid rikthehet tek fitorja mposht Villarealin