Google ADS

Shkencëtarët tregojnë se cila është pozita më e rrezikshme gjatë seksit

23:40 | 19 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Pozita më e zakonshme seksuale është aktualisht pozita më e rrezikshme, sipas një grupi shkencëtarësh.

Pozita ‘femra sipër mashkullit’ gjatë një akti seksual është konsideruar përgjegjës për gjysmën e të gjitha frakturave të penisit të disa raste të regjistruara në disa spitale të Brazilit, thonë studiuesit brazilian.

Shkencëtarët thonë se kjo mund të jetë për shkak që femra e kontrollon penisin me gjithë uljen dhe peshën e sajë duke është e pamundur që ta ndërpresë atë kur ai vuan nga “rruga e gabuar e depërtimit”, transmeton lajmi.net.

Dëmi zakonisht është i vogël për femrën dhe pa dhimbje – por i madh dhe me dhimbje për penisin.
Pozicionet të cilat në të gjitha përfshinin femrën ishin 29% përgjegjës për fraktura të penisit.

Ndërkohë, pozita më e sigurt në dhomën e gjumit është shpallur pozita ‘mashkulli sipër femrës’. Gjysma e pacientëve të studiuar kishin përshkruar një çarje dhe një dhimbje pas incidentit. Shumica e tyre kishin qëndruar më pas në spital për pesë deri në gjashtë orë.

Autorët vunë në dukje se lëndimi është relativisht i pazakontë dhe mund të shkaktojë vështirësi në mesin e atyre që vuajnë nga penisi i thyer, që do të thotë se ata shpesh ngurrojnë të kërkojnë trajtim mjekësor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme