Një mami me stil si Klea Huta

22:20 | 19 Gusht 2020
A. B.

Klea Huta është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun e gjerë, pasi edhe përçon energji pozitive tek ta.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke shfaqur me ndjekësit e saj përditshmërinë e saj, përshirë edhe të reja nga jeta profesionale, shkruan portali arbresh.info

Muaj më parë Klea u bë nënë e një djali, e vazhdimisht po ndanë momente të ëmbla me të.

Këtë e ka bërë edhe së fundi, ku ka postuar një fotografi të ëmbël, ku shihet duke e mbajtur birin në krahë.

E si gjithmonë ajo duket tejet me stil ndërsa epiteti nënë veçsa e ka zbukuruar.

Përndryshe, Klea dhe Elgit Doda kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në janar të këtij viti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme