Google ADS

Godet Feronikeli, transferon lojtarin e Kosovës

21:46 | 19 Gusht 2020
A. B.

Superliga duket se do të jetë tepër interesante këtë sezon dhe kjo shihet me lëvizjet e shumta që po bëjnë në tregun e transferëve skuadrat kosovare këtë verë

Transferimi i fundit vjen nga FC Feronikeli i cili ka bërë një goditje tepër interesante.

Ata kanë transferuar reprezentuesin e Kosovës, Alban Pnishi.

“Pnishi i është bashkuar skuadrës gjatë ditës së sotme (19 gusht) duke firmosur kontratën që e lidhë me ngjyrat gjelbërt e bardhë.”, shkruan në faqen zyrtare të Feronikelit.

Kujtojmë se Pnishi ka një përvojë të madhe dhe më parë ka luajtur për skuadra si Ëohlen dhe Grasshoppers në Zvicër kurse sezonin e fundit luajti për skuadrën e Izraelit, Bnei Yehuda.

Pnishi ka luajtur disa ndeshje edhe për Kosovën në fillimet e saj dhe luan si qendërmbrojtës. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme