Ballkani ka vazhduar përforcimet e tyre gjatë kësaj vere.
Ata kanë zyrtarizuar në faqen e tyre në facebook transferin e radhës që është futbollisti i Skënderbeut, Nazmi Gripshi.
“Nazmi Gripshi vishet portokall. Pas negociatave të gjata ndërmjet KF Skënderbeut nga Korça, arritëm marrëveshjen për pronësinë e kartonit të futbollistit Nazmi Gripshi. Me këtë marrëveshje Gripshi do të jetë lojtar i FC Ballkanit për dy vite të ardhshme, me mundësi vazhdimi”, shkruan në këtë njoftim.
Për faqen e tyre ata kanë postuar edhe një reagim të lojtarit.
““Jam i lumtur që u bëra pjesë e klubit të FC Ballkanit, falënderoj presidentin Takaj për besimin e dhënë të deritanishëm. Kurse tani shfletojmë një faqe të re ku falënderoj Arsim Kabashin për vlerësimin dhe dëshirën e tij që të bëhem pjesë e FC Ballkanit”, tha Gripshi. /GazetaExpress/
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...