Rriten numrat e koronavirusit në Itali

17:54 | 19 Gusht 2020
L G

Përgjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë italiane të mërkurën ka rapotuar për 642 të infektuar me koronavirus, si dhe shtatë të vdekur si pasojë e virusit.

Shifrat e përgjithshme të Covid-19 në vend kanë shkuar në 255,278 raste, shkruan la Republicca, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, numri i pacientëve të pranuar në kujdes intensiv u rrit në 66.

Vendi po ashtu ka rritur numrin e testeve për Covid-19 në 71 mijë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme