A JENI GATI PËR APLIKACIONIN E GJENERATËS SË RE?
ILLCON APP;
Është rrjet social, i pari i këtij lloji, ndërthurje ndërmjet sistemeve më të pëlqyera të aplikacioneve tjera, me teknologjitë më të reja të krijuara nga 20 vjeqari Kosovar ILIRJAN BIBLEKAJ. ILLCON, Inc. është i themeluar në shtetin e Delaware, SHBA dhe i vlerësuar nga Apple, Inc. si “Aplikacioni i gjeneratës së re” ILLCON po hyn fuqishëm në tregun botëror i përkthyer në 8 gjuhë dhe me një teknologji të së ardhmes: Face ID Recognition; Sistem që përdoret për të kërkuar përdoruesit e tjerë përmes identifikimit të fytyrës në një distancë deri në 15 metra.
ILLCON do të lansohet me datë 25.08.2020, dhe do ju mundëson përdoruesve të tij publikimin e momenteve të tyre përmes storieve dhe ruajtjen e tyre në profil personal si story highlight. Po ashtu çka e bënë unik ILLCON-in është mundësia e pëlqimit, komentimit dhe komentimit të drejtpërdrejt në bisedë tek përdorusit. Gjithashtu ILLCON u mundëson përdorusve te tij të shikojnë të gjithë personat që kanë pëlqyer, komentuar dhe shikuar storien, po ashtu të kthejnë përgjigjie në komentet e të tjerëve, raporton arbresh.info.
Profili personal përmban storie që keni vendosur ti mbani si Story Highlight; Përmban numrin e personave që ju ndjekin (Followers), që janë transparent për të gjithë dhe të gjithë mund të shikojnë kush janë ata dhe numrin e personave që ju ndiqni (Following) që si numër është transparent ndaj të gjithëve, ndërsa si persona vetëm ju mund të dini kush janë (sistemi i privatësisë shumë i vlerësuar). Po ashtu përdoruesit kanë mundësi për të shkruar në bio rreth vetes, të përcaktojnë profesionin, vendin etj.
Sistemi i promovimit dhe reklamimit bazohet në një algoritëm që në 99.9% të rasteve kapë audiencën e duhur dhe reale, për të reklamuar atë që përdoruesi ka promovuar ose paguar për të reklamuar, sepse në ILLCON llorgaritë që nuk paraqesin të dhëna bindëse dhe reale vendosen në një kategori të veqantë duke na lejuar të vendosim reklama vetëm në llogari reale.
Tekonlogjia e përdorur për të ndërtuar ILLCON-in, është krijuar nga ne dhe gjithashtu është marr nga libraritë e IOS dhe Android. Për IOS (Iphone Version) kemi përdorur gjuhën programuese SWIFT (Versioni i fundit), ndërsa për Android (Samsung, Huawei, HTC, Xiaomi, Nokia, etj) kemi përdorur gjuhen programuese Java (Version i fundit). Backend është ndërtuar i gjithi në gjuhën programuese Java (Version i fundit), duke i bërë ndërlidhjet dhe funksionimin e mekanizmit të aplikacionit shumë të thjeshtë dhe njëkohësisht të fuqishëm.
Inteligjenca Artificiale që është përdorur në ILLCON është implementuar përmes gjuhës programuese Python (Versioni i fundit). Inteligjenca Artificiale në ILLCON është implementuar tek sistemet e marketingut dhe kërkimit të përdoruesve të tjerë përmes identifikimit të fytyrës, dhe është hera e parë që njerzit do të kenë në përdorim të përditshëm në një formë kaq të pastër të Inteligjencës artificiale./arbresh.info/
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...