Drenica prezanton bordin e ri, Ilir Veliqi kryetari i ri i klubit

15:45 | 19 Gusht 2020
Arbresh Info

Skuadra e Drenicës ka zgjedhur bordin e ri për edicionin e ardhshëm.

Kryetari i klubit është zgjedhur biznesmeni Ilir Veliqi, i cili ishte kryetar edhe në vitin 2018, shkruan portali arbresh.info.

Nënkryetar është zgjedhur Rexhep Birinxhiku, kurse drejtor sportiv Lulzim Fazliu.

Njoftimi i plotë:

Ilir Veliqi zgjedhet kryetar i KF Drenica!

Sot është mbajtur mbledhja e antarëve të KF Drenica, ku janë zgjedhur organet e reja drejtuese të klubit.

Në rolin e kryetarit të klubit është zgjedhur biznesmeni, z. Ilir Veliqi, i cili ishte kryetar i klubit edhe në vitin 2018.

Anëtarët tjerë të bordit janë: Rexhep Birinxhiku, Ismet Mustafa, Ilaz Halili, Hajrullah Lushtaku, Haradin Deliu, Bashkim Rushiti, Lulzim Fazliu, Albert Lushtaku dhe Nazmi Xani, Avdi Tahiraj.

 

https://www.facebook.com/141509402859162/photos/pcb.1295149170828507/1295149144161843/?type=3&theater

Nënkryetar i klubit është zgjedhur: z. Rexhep Birinxhiku

Drejtor Sportiv i klubit është zgjedhur: z. Lulzim Fazliu

Rol vendimtar në këtë mbledhje si gjithmonë pati kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, si dhe Drejtori i Kulturës Rinisë dhe Sportit së Skenderajt, z. Abdyl Ymeri të cilët i dhanë mbeshtetje të plotë organëve të reja drejtuese, duke ju uruar suksese.

Ndërsa bordi i ri, tashmë do të angazhohet për konsolidimin e skuadrës dhe kryesisë për t’u përgatitur për edicionin e ri të garave 2020/2021″, ka shkruar Drenica në Facebook./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme