Zyrtare: Real Madrid-i konfirmon huazimin e Reinier Jesus-it te Borussia Dortmund-i

13:35 | 19 Gusht 2020
Arbresh Info

Ashtu siç pritej, Real Madrid-i ka konfirmuar huazimin e talentit Reinier Jesus te Borussia Dortmund.

“Los Blancos” është në dijeni se gjiganti gjerman do e përforcojë brazilianin, siç ka bërë me Achraf Hakimi-n, i cili muajin e kaluar kaloi te Inter-i, transmeton portali arbresh.info.

Jesus është huazuar për dy sezonet e ardhshme në mënyrë që të këtë minutazhë më të madhe.

Real-i përmes një komunikate e ka konfirmuar këtë huazim te lojtarit.

“Real Madrid CF dhe Borussia Dortmund kanë arritur marrëveshje për huazimin e lojtarit Reiner Jesus për dy edicionet e ardhshme, deri me 30 qershor 2022”, ka shkruar Real-i në faqen zyrtare në Twitter./arbresh.info.

https://twitter.com/realmadrid/status/1296046694296158211

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme