8 mënyra t’ i dhënë më shumë hapësirë shtëpisë tuaj të vogël

13:41 | 19 Gusht 2020
Arbresh.info

Jo të gjithë kemi mundësitë për shtëpi të mëdha, me shumë hapësirë ku mund të vëmë gjithçka që duam. Edhe pse shumë nga synojnë hapësirën, nuk duhet harruar rehatia dhe ngrohtësia e shtëpive të vogla, të cilat me këto pak truke mund  të bëhen shumë komode dhe të mos duken të mbingarkuara.

  1. Shmangni tavolinat e mëdha të ngrënies

Tavolinat e vogla dhe të rrumbullakëta e bëjnë shumë mirë punën dhe ju japim më tepër hapësirë për të lëvizur.

  1. Idetë e reja gjithmonë bëjnë punë

Nëse mobiliet tuaja janë të vjetra dhe nuk doni ti tregoni, përdorni një bojë me një ngjyrë që ju pëlqen në mënyrë që të tregoni kreativitetin tuaj. Nëse nuk ju pëlqejnë tavolinat anësore që keni, dy karrige në vend të dy tavolinave e bëjnë më së miri punën.

  1. Vendosni në mur TV tuaj

Mobiliet për TV zënë shumë hapësirë dhe në një dhomë të vogël, hapësira është më e domosdoshmja për këtë arsye. Mënyra më e mirë është ta varni TV tuaj në mur, dhe rreth e rrotull tij nëse dëshironi mund të vendosni mobilie sipas dëshirës. Përdorni ngjyra të hapura për të dhënë më shumë dritë.

  1. Mobilie shumë përdorimshme

Blini një divan që kthehet në krevat ose blini pupa që shërbejnë edhe si tavolina. Gjeni mënyra shumë përdorimshme për një produkt të caktuar.

  1. Përdorni pasqyra

Ky është një truk shumë i vjetër. Pasqyrat i japin dhomës tuaj hapësirë dhe ajër. Gjithashtu pasqyrat janë dekorues shumë të bukur që shtojnë stil dhe nuk zënë shumë vend.

  1. Ngjyrat neutrale

Ngjyrat e zbehta dhe të qeta krijojnë iluzionin që ka shumë hapësirë. Përpiquni që të luani me materialet e dekoruesve, si jastëkët ose lulet artificiale që vendosni. Mund të vini një karrige kashte, ose jastëk kadife. Luani me imagjinatën.

  1. Bëhuni kreativ

Cdo hapësirë është e rëndësishme. Parvazi i dritaret mund të kthehet në një tavolinë aty ku ambienti i kufizuar nuk të lejon të shtosh një tavolinë ekstra.

  1. Përdorni karriget portative

Nëse nuk ka mjaftueshëm hapësirë për t’ u ulur kur vijnë miqtë, merrni karrige portative që pasi miqtë të largohen, ju mund t’ i largoni nga dhoma e ndenjes dhe gjithçka është si më parë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme