Presidenti i Bayern-it, Karl-Heinz Rummenigge ka zbuluar se do diskutojnë për blerjen e kartonit të Ivan Perisic-it nga Inter-i.
Gjiganti gjerman sonte (e mërkurë) do përballet me Lyon-in në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa kroati ishte ndër më të rëndësishmit këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti ka konfirmuar se lojtari është në planet e trajnerit Hans Flick dhe pas Ligës së Kampionëve do bisedojnë.
“E pëlqej Perisic-in shumë. Është shumë i mirë dhe statistikat janë të mira gjithashtu”.
“Çdo herë që luan është krijues. Ivan ndoshta gjithmonë nuk është spektakular, por është në nivel të lartë”.
“Duam të përfundojmë Ligën e Kampionëve, pastaj do rikthehemi te lojtari. Trajneri ka besim tek ai”, deklaroi ai.
Bayern nëse sonte e mposhtë Lyon-in, në finale do përballet me gjigantin francez PSG./arbresh.info
Asambleja e Përgjithshme e OKB mbledh sot liderët botërorë, ...
Hungari/ Merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me...
Moti sot në Shqipëri
Shea: Masat e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen këtë vjeshtë
Sot mbahet Maratona e Prishtinës
Dita e fundit e verës me diell, temperatura maksimale arrin ...