Lyon-i dhe Bayern-i ‘luftojnë’ për kualifikimin në finale, formacionet e mundshme

08:34 | 19 Gusht 2020
Arbresh Info

Sonte (e mërkurë) do zhvillohet gjysmëfinalja mes Lyon-it dhe Bayern Munich-ut.

Dy skuadrat kërkojnë fitore në mënyrë që të kualifikohen, aty ku do takohen me PSG-në, shkruan portali arbresh.info.

Lyon në çerekfinale bëri befasinë duke e eliminuar Manchester City-n, kurse Bayern turpëroi Barcelonën.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave:

Bayern Munich (4-3-3): Neuer, Kimmich, Boateng, Alaba, Davies, Muller, Goretzka, Thiago, Perisic, Gnabry, Lewandowski.

Lyon (3-5-2): Lopes, Denayer, Marcelo, Marçal, Dubois, Caqueret, Guimaraes, Aouar, Cornet, Ekambi, Depay.

Përballja nis në ora 21:00./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme