Komuna e Gjilanit është goditur të martën në mbrëmje nga një stuhi e fortë ere e shiu, ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pronën publike dhe private, por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
Në njoftimin e bërë nga Komuna e Gjilanit thuhet se përpos vërshimeve në disa pjesë të qytetit, erërat e fuqishme kanë dëmtuar kulmin e një ndërtese kolektive në rrugën “Muharrem Ibrahimi”, ku me këtë rast janë dëmtuar disa shtëpi përreth.
“Po ashtu, është dëmtuar edhe kulmi i shkollës së mesme teknike ‘Mehmet Isai’ dhe disa lokale afër, derisa është dëmtuar edhe një pullaz në fshatin Gumnisht. Ndërkohë, ndërprerje të rrymës ka pasur në lagjen Dardania dhe në fshatrat, Bresalc e Uglarë, pasi disa shtylla elektrike dhe tela të rrymës janë shkëputur”, thuhet në njoftim.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sami Spahiu, ka thënë ekipet emergjencave komunale, zjarrfikësit, policia dhe KEDS kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e menaxhojnë situatën. /Telegrafi/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?