Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes partisë shqiptare BDI dhe asaj maqedonase LSDM për qeverinë e re në Maqedoninë Veriore.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur moment historik arritjen e një marrëveshje, përmes së cilës mundësohet që për herë të parë, shqiptarët të kenë një kryeministër në shtetin maqedonas.
“Urime shqiptarëve dhe BDI-së në Maqedoninë Veriore për arritjen e marrëveshjes për qeverinë e re. Ky është një moment historik arritja për herë të parë një Kryeministër shqiptar (edhe pse 100 ditë) Ministër të Punëve të Jashtme dhe poste të tjera kyçe në qeveri dhe Parlament”, ka shkruar Pacolli.
“Roli i shqiptarëve është thelbësor për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut dhe integrimin e saj të metutjshmë Euro-Atlantike.Uniteti i spektrit politik shqiptar është i rëndësishëm për të arritur integrim më të lartë të shqiptarëve në shoqëri”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Goditet një laborator i drogës në Prishtinë, Sveçla thotë se...
Islami: E gjithë kjo iniciativë e Serbisë është luftë për do...
Vrasja në Aktash/ Paneli për Lirim me Kusht kishte vendosur ...
Hasani në OKB, pritet firmosja e marrëveshjeve për liberaliz...
Profesori serb: Politika e Millosheviqit është rikthyer në S...
Alarmi taktik i Kurtit për rrezikun e konflikteve nga Serbia