Mediat italiane kanë raportuar sot se Milanit i është ofruar Diego Costa nga Atletico Madrid, por italianet nuk janë të interesuar për sulmuesin
Calciomercato.com ka shkruar që CEO i Milanit, Ivan Gazidis, drejtori teknik Paolo Maldini dhe drejtori sportiv, Frederic Massara janë takuar mbrëmë për të diskutuar për tregun e transferëve.
Sulmuesi i Atleticos, Diego Costa është njëri prej tyre, por raporti thekson se për shkak se agjent i tij është Jorge Mendes, ata nuk dëshirojnë që ta kërkojnë atë.
Kjo media shkruan që Milan synon ta mbaj Zlatan Ibrahimovic në San Siro dhe në të njëjtën kohë të kërkojnë lojtarë më të ri në moshë që do ta zëvendësonin suedezin.
31 vjeçari ka edhe 24 paraqitje për Spanjën, ka shënuar pesë herë në 24 ndeshje në La Liga në sezonin 2019-20 dhe ka luajtur shtatë ndeshje të Ligës së Kampionëve por nuk ka shënuar asnjëherë. /GazetaExpress/
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...