Michelle Obama kritikon presidentin Trump por ai tallet me të

19:13 | 18 Gusht 2020
L G

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama e vlerësoi kandidatin demokrat për president, Joe Biden si një udhëheqës të zotin për një “popull zemërgjerë, të fortë, të mirë”, ndërsa kritikoi ashpër Presidentin Donald Trump, duke thënë se i mungon aftësia për të kuptuar ndjenjat dhe vuajtjet e të tjerëve.

Duke folur të hënën, në fund të natës së parë të një kuvendi të jashtëzakonshëm dhe të pazakontë virtual për demokratët, Obama argumentoi me forcë se Trump ka dështuar me mënyrën si iu përgjigj krizës ekonomike e sociale, si dhe pandemisë së koronavirusit dhe nga ana tjetër u ka kthyer krahët aleancave ndërkombëtare të krijuara nga administratat e mëparshme amerikane.

Më lejoni të flas me sinqeritetin më të madh të mundshëm. Donald Trump është presidenti i gabuar për vendin tonë. Ai ka pasur kohë më se të mjaftueshme që të provojë se mund ta bëjë punën, por është e qartë se kjo është përtej kapacitetit të tij”, tha Obama, në fjalimin e saj të regjistruar.

“Ai nuk është në lartësinë e duhur për këtë moment. Ai thjesht nuk mundet të jetë personi për të cilin kemi nevojë”, shtoi ajo.

Presidenti Trump u tall me demokratët gjatë një ndalese në aeroportin St. Paul të Mineapolisit të hënën, para se të shkonte në një aktivitet politik në Mankato të Minesotës.

“Kur dëgjon se një fjalim është i regjistruar, nuk entuziazmohesh shumë, apo ajo?” tha Trump, mes të qeshurave të mbështetësve të tij./Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme