Një lagje në veri të Turqisë u vu nën karantinë për dyshimin për një shpërthim të antraksit midis bagëtive.
Sipas Daily Sabah, përcjell Telegrafi, autoritetet lokale shpallën një karantinë për Yemişli në rrethin Sürmene të provincës së Detit të Zi të Trabzon të martën.
Kjo pasi që, siç thuhet më tej, një numër i papërcaktuar i njerëzve u sëmurën pasi hëngrën mish nga një dem i dyshuar se kishte sëmundjen për të cilën gjë po zhvillohet një hetim.
Dega lokale e Drejtorisë së Përgjithshme të Ushqimit dhe Kontrollit tha në një deklaratë me shkrim se mostrat nga kafsha e vrarë po ekzaminoheshin. Rezultatet fillestare treguan për antraks.
Mishi nga kafsha që nuk ishte konsumuar ishte shkatërruar. Ndërkohë, bagëtitë e tjera që nuk janë infektuar janë duke u vaksinuar kundër sëmundjes.
Antraksi, një infeksion i shkaktuar nga bakteri i quajtur Bacillus anthracis, zakonisht shihet te kafshët që rastësisht konsumojnë sporet e bakterit gjatë kullotjes.
Ai ndikon në lëkurën dhe mushkëritë te njerëzit.
Megjithëse nuk mund të përhapet drejtpërdrejt nga një person në tjetrin, veshmbathja dhe trupat e ndotur nga sporet e antraksit paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut.
Në vitin 2018, dy lagje rurale në Stamboll u karantinuan mbi një frikë nga antraksi që çoi në shtrimin në spital të gjashtë personave që vuanin nga skuqje të lëkurës.
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...
Kryeministri Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbës...