Një kompani kineze farmaceutike ka njoftuar se po pret që të ketë një vaksinë kundër coronavirusit deri në fund të vitit.
Presidenti i Sinopharm, Liu Jingzhen, ka thënë për mediat se një prej kandidatëve për vaksinë kundër COVID-19, i cili aktualisht po i nënshtrohet provave klinike të Fazës III-të te disa vullnetarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet të dalë në treg deri në fund të dhjetorit, raporton BBC.
Madje edhe vetë Liu është injektuar me dy doza të vaksinës dhe i tha “Global Times” se deri më tani nuk ka ndjerë “asnjë efekt anësor”, transmeton Telegrafi.
Kina ka punëtori në qytetet e Pekinit dhe Wuhanit që janë në gjendje të prodhojnë 100-120 milionë doza në vit dhe vaksina pritet të jetë me çmim nën 1000 juanë (144 dollarë) për dy doza.
Ekzistojnë disa shqetësime në shtetin kinez për çmimin, me shumë në platformën e mediave sociale “Sina Weibo” duke thënë se nuk do të ishte e papërballueshme për kinezët e vendeve rurale.
Sidoqoftë, duke qenë se Kina aktualisht nuk po raporton ndonjë rast të brendshëm, vetëm importe, ekziston shqetësim i kufizuar se një shpërthim do të arrinte tek komunitetet më të vogla, rurale.
Ndryshe, aktualisht më shumë se 200 vaksina janë në zhvillim në të gjithë botën, dhe më shumë se 20 janë në fazën e përdorimit në provat klinike njerëzore.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...