Mësimi online la pasoja! Dëmtoi mësimdhënien, por edhe vetë fëmijët

15:45 | 18 Gusht 2020
Arbresh.info

Shkollat janë mbyllur që në fillim të marsit, që do të thotë që fëmijët tanë kanë mbi 5 muaj, që nuk frekuentojnë institucionet arsimore.

Kjo sipas mjekëve pediatër dhe psikologëve ka shkaktuar probleme fizike dhe psikologjike. Shkolla nuk është vetëm mësime dhe detyra, por edukim social, fizik, ndërveprim, marrje-dhënie emocionesh, terapi, argëtim e të tjera.

“Unë fle në 3 të natës. Zgjohem vonë, gjithë kohën me celular. Ndjej lodhje edhe nga ai. Gjatë pandemisë e kemi ndërruar regjimin. Të gjithë shokët e mi e kanë bërë, se flasim në chat. Kur isha ne shkollë zgjohesha në 7, tani në 12 të drekës. Shkolla fillon në datë 14 shtator. Besoj se nuk do ta kem problem më zgjimin herët si para pandemisë”, shprehen nxënësit./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme