Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern sot reagoi ashpër ndaj pretendimit të presidentit amerikan lidhur me një “rritje të madhe” të rasteve të COVID-19 në vendin e saj, duke e cilësuar atë “haptazi të gabuar”, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Natyrisht, nuk mendoj se ka ndonjë krahasim midis klasterit aktual të Zelandës së Re dhe dhjetëra mijëra rasteve që janë regjistruar çdo ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Arder, sipas Radio New Zealand (RNZ).
Të hënën, Donald Trump tha se disa vende po regjistrojnë valë të re të rasteve të koronavirusit dhe i referohej një situate “të tmerrshme” në Zelandën e Re.
“Edhe Zelanda e Re, a e shihni se çfarë po ndodh në Zelandën e Re? Ata e mundën, e mundën. Ishte në ballina, ata e mundën atë, sepse donin të më tregonin diçka, problemi është, një rritje e madhe në Zelandën e Re[…], është e tmerrshme”, u citua Trump nga mediat duke thënë në një ngjarje në Minesota.
Kryeministrja Ardern hodhi poshtë pretendimin e presidentit amerikan duke thënë: “Natyrisht, është gabim[…]. Nëntë rastet e Zelandës së Re brenda një dite nuk krahasohen me dhjetëra mijëra rasteve të SHBA-së dhe në fakt nuk krahasohen me shumicën e vendeve në botë”, njoftoi RNZ.
“Nuk jam e shqetësuar për njerëzit që keqinterpretojnë statusin tonë. Natyrisht, çdo vend po përjeton luftën e vet me COVID-19, është një virus i ndërlikuar, por nuk do ta krahasoja statusin aktual të Zelandës së Re me Shtetet e Bashkuara”, shtoi ajo.
Zelanda e Re të martën raportoi 13 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara dhe të mundshme të vendit në 1.643, përfshirë 22 vdekje dhe 1.531 të shëruar.
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...