Google ADS

Përsërit skandalin e para një viti, Kokëdhima kësaj here terrorizon pushues që kishin kaluar gardhin

12:13 | 18 Gusht 2020
Arbresh.info

Rreth një vit më parë, saktësisht 17 gusht 2019 videoja e tij duke terrorizuar disa turistë spanjollë bëri xhiron e internetit.

Është ky Mihal Kokëdhima, pronar i një restoranti në Porto Palermo të Shqipërisë, i cili befasoi të gjithë me sjelljen e tij, shkruan portali arbresh.info.

Tani sërish ai është kthyer në vëmendje, pasi u filmua duke iu bërtit turistëve që ndodheshin në pronën e tij.

Ai me fjalë nga më të ndryshmet e fyerje u drejtohet pushuesve.

“Ik nga prona ime gjej rrugën nga te duash, ik ore pis o lango, ore qen hajde ktu po ta mbajti si mund te hipësh mbi gardh unë e kam rrethuar ti”, dëgjohet duke thënë ai në videon e JOQ./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme