Google ADS

OBRM-PDUKM: Zaev dhe Filipçe janë të paaftë për të menaxhuar epideminë

10:53 | 18 Gusht 2020
Arbresh.info

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Zoran Zaev, Venko Filipçe dhe ekipi janë totalisht të paaftë të menaxhojnë me sfidat që i sjell epidemia e coronavirusit”.

“Maqedonia arriti 13 mijë të infektuar dhe mbi 500 të vdekur, me çka jemi rekorderë në rajon, por edhe në Evropë me këto parametra në një milion banorë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së, njofton telegrafi maqedoni.

Ata shtojnë se ekonomia po fundoset dhe se për tre muaj është krijuar borxh i ri prej një miliardë euro dhe se nuk arritëm të menaxhojmë me krizën shëndetësore dhe as ta forcojmë ekonominë.

“Zaev këto para i shpenzoi për ryshfet para zgjedhjeve dhe tani mbeten faturat për këtë papërgjegjësi. Për këtë shkak shtrenjtojnë rrymën elektrike për çdo familje për 7.5%”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Më e frikshmja, sipas kësaj partie, është se nuk ka asnjë plan, dhe se kjo më së miri shihet në procesin arsimor. “Zaev dhe ekipi i tij në vend që të ofrojnë plane konkrete, ata ofrojnë propozime të kalohet ky vit dhe nxënësit të mbesin në shtëpi”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme