Shkodra u trondit mbrëmjen e 17 gushtit nga të shtënat me kallashnikov, një prej të cilëve i mori jetë Gledis Krajës, vetëm 23 vjeç.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen “Qafardhi”, fare afër banesë së të riut, ndërsa në kërkim u shpall Sebastian Smakaj, ish kampion i Taekwondo, shok me viktimën.
Edhe pse u dergua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, plumbi i marrë, nga 14 të shtënat i shkaktoi vdekjen ish futbollistit të moshave në ekipin e Vllaznisë.
Gledis mund te jete vrarë gabimisht- Motivet e ngjarjes mbeten ende mister pasi i riu banues në lagjen “Perash”, pak metra larg vendit të ekzekutimit, nuk njihej si njeri problematik.
Dyshohet se i riu mund të jetë vrarë gabimisht, dhe shënjestra të ketë qenë një person tjetër. Por, ajo çfarë shihet nga vendi i ngjarjes është se makina është bërë shoshë nga plumbat.
Sigurohen kamerat- Grupi hetimor dhe drejtues te policise nisën hetimet për ngjarjen, ku bënë marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe verifikuan kamerat e sigurisë të subjekteve përreth.
Ish kampioni i Taekwondo ne kerkim – Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar, që sipas burimeve policore është Sebastian Smakaj, ish kampion i Taekwondo.
Bashkë me të policia shpalli në kerkim edhe një person të dyte qe e ka ndihmuar te largohet nga vendi ngjarjes pas krimit. Ne vendngjarje u gjetën 14 plumba./oranews
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...