Google ADS

Pasi e akuzuan për keqtrajtim në punë, Ellen DeGeneres largon tre producentët e emisionit

09:52 | 18 Gusht 2020
Arbresh.info

Ellen DeGeneres ka ndërmarrë masa ndaj atyre që kanë akuzuar atë për sjellje të pahijshme në punë dhe bullizëm.

Prezantuesja deri më tani ka pushuar tre producent nga puna, Ed Glavin, Kevim Leman dhe Jonathan Norman, shkruan Mirror.

Variety, ditë ma parë ka raportuar se po këta të tre janë personat kryesor që e quanin atë ‘toksike’ në vendin e punës.

Lajmin për largimin e tyre ajo e ka bërë përmes një lidhje të drejtpërdrejt me telefon, për shkak të pandemisë coronavirus.

Sidoqoftë, Ellen nuk është akuzuar vetëm se ka qenë toksike, por ajo thekson se nuk është person që ka të gjitha të mirat.

The Ellen DeGeneres Show do të rikthehet me 14 shtator të këtij viti, duke filluar me sezonin e 18-të.

Po ashtu, vlen të përmendet se në një shkrim për punëtorët e saj, prezantuesja u ka kërkuar falje për të gjitha padrejtësitë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme