Ministria e Shëndetësisë e Indisë konfirmoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 899.864 teste të koronavirusit në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i mostrave të testuara tani është 30.941.264.
Në këtë shkallë të testimit, shkalla e pozitivitetit në vend, shkalla mesatare e mostrave që u testuan pozitiv për sëmundjen e koronavirusit në të gjithë vendin, ka mbetur e ulët në 8.81 për qind krahasuar me mesataren javore të vendit prej 8.84 për qind.
“Testimi agresiv çon në identifikimin e hershëm dhe izolimin e rasteve pozitive të COVID-19. Kjo e shoqëruar me një trajtim efikas klinik ul nivelin e vdekshmërisë”, tha ministria.
India regjistroi 55.079 raste të COVID-19 në 24 orët e fundit, duke kapërcyer 2.7 milionë, tha ministria. Infeksionet tani qëndrojnë në 2.702.742.
Numri i të vdekurve gjatë 24 orëve të fundit ka arritur në 51.797 me 867 vdekje të reja. Vendi ka numrin e katërt më të lartë të vdekjeve në botë.
India ka raportuar numrin më të madh të rasteve ditore në të gjithë botën për 14 ditët e fundit, duke tejkaluar SHBA dhe Brazilin.
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...