Të gjitha ato familje dhe qytetarë që nuk kanë marrë 130 euro, por që kanë aplikuar për asistencë mujore, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) bën të ditur se ka filluar procesi ankimor.
Të gjitha familjet të cilët kanë aplikuar për asistencë mujorë në vlerë prej 130.00 euro, sipas Masës Nr.15 të Pakos Emergjente Fiskale dhe të cilat deri me tani nuk kanë pranuar njoftim zyrtar përmes mesazheve telefonike apo kontaktimit të drejtpërdrejtë nga institucionet i nivelit qendror apo lokal, mund të paraqiten në Qendrat për Punë Sociale, të Komunës përkatëse, deri me 31 gusht 2020, për të pranuar vendimin zyrtar dhe për të shfrytëzuar mundësinë e parashtrimit të ankesës, kundër këtij vendimi, thuhet në njoftim.
Çdo familje, që ka aplikuar për këtë masë do të marr vendimin së bashku me raportin e krahasimit të të gjeturave me sistemet elektronike të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC), Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK) dhe krahasimin me Skemat Pensionale dhe Sociale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Për informacione apo sqarime shtesë lidhur me procesin ankimor mund të kontaktoni gjithashtu në këta numra të telefonit; 038-212 311 dhe 038-212 504./arbresh.info/
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”