Aktgjykimi i shumëpritur në rastin e katër personave të akuzuar për vrasjen e ish kryeministrit libanez Rafik Hariri dhe 21 të tjerë më 2005.
Të akuzuarit, anëtarë të dyshuar të grupit militant shia, Hezbollah janë gjykuar në mungesë nga një Gjykatë Speciale në Holandë, transmeton portali arbresh.info.
Zemërimi ndaj sulmit në Bejrut detyroi mbështetësin e Hezbollahut, Sirinë të tërheq trupat nga Libani pas 29 viteve.
Hezbollahu dhe qeveria e Sirisë kanë mohuar përfshirjen në sulm.
Më shumë se 220 persona gjithashtu ishin plagosur kur një furgon i mbushur me eksploziv shpërtheu gjersa po kalonte konvoji i Haririt në Bejrut.
Vrasja ishte një çast vendimtar për Libanin dhe shkaktoi aleanca rivale që formësuan politikën libaneze për vite më pas.
Djali i zotit Hariri, Saad, drejtoi grupimin anti-sirian, pro-perëndimor që u shfaq, dhe më pas shërbeu edhe vetë tre mandate si kryeministër.
Ai pritet të jetë në Gjykatën Speciale për Liban (STL), i cili është i vendosur në një fshat në periferi të Hagës, kur aktgjykimi të jepet të martën.
Vendndodhjet e katër të akuzuarve – Salim Jamil Ayyash, Hassan Habib Merhi, Hussein Hassan Oneissi dhe Asad Hassan Sabra – nuk dihen.
Asnjë prej tyre nuk e komentoi gjyqin. Por avokatët e tyre të caktuar nga gjykata hodhën poshtë çështjen e prokurorisë, duke thënë se ai mbështetej në prova rrethanore dhe nuk vërtetuan se ishin fajtorë përtej dyshimit të arsyeshëm./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?